Loriana Kuka në çerekfinale të Tbilisi Grand Prix, pasi e mundi indianen Rani

  • 31 March 2019 - 11:10
Loriana Kuka në çerekfinale të Tbilisi Grand Prix, pasi e mundi indianen Rani

Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e mposhti xhudisten iraniane Rani Rani.

Xhudistja kosovare e mundi pa problem Ranin në rundin e dytë të turneut që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Kuka është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë.

Në çerekfinale, ajo do të përballët me Ilona Lucassen të Holandës. 

(Kosova Sot)