Loriana Kuka në gjysmëfinale të Grand Prix në Gjeorgji

  • 31 March 2019 - 12:06
Loriana Kuka në gjysmëfinale të Grand Prix në Gjeorgji

Loriana Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e mposhti xhudisten holandeze Ilona Lucassen.

Xhudistja kosovare e mundi Lucassen në çerekfinale të turneut që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

(Kosova Sot)