Napoli e shkatërron Romën midis “Olimpicos”, ia rrezikon pjesëmarrjen edhe në Europa League

  • 31 March 2019 - 17:13
Napoli e shkatërron Romën midis “Olimpicos”, ia rrezikon pjesëmarrjen edhe në Europa League

Napoli e ka mposhtur 4-1 Romën në stadiumin “Olimpico”, duke ia rrezikuar pjesëmarrjen madje edhe në Europa League.

Sezon për t’u harruar, sezon që mund t’i kushtojë shumë klubit në përgjithësi – Roma me të vërtetë po vuan këtë edicion.

Në xhiron e 29, të besuarit e Claudio Ranierit humbën në shtëpi 1-4 nga Napoli.

Arek Milik (2’), Dries Mertens (50’), Simone Verdi (54’) dhe Amin Younes (81’), shënuan për ekipin e Carlo Ancelottit, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi nga pika e bardhë, Diego Perotti në minutën e 45’.

Cdo ditë e më shumë, Roma po mbetet shumë prapa zonës Champions, por me këtë humbje, rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Pas kësaj humbje, Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 47 pikë, dy më shumë se Lazio, por kjo e fundit ka dy ndeshje më pak të zhvilluara – çka do të thotë se Roma mund ta humbasë edhe pozitën e gjashtë, që dërgon në Europa League.

(Kosova Sot)