Chelsea përmbys gjithçka, i ndihmon goli i shënuar në pozitë jashtë loje

  • 31 March 2019 - 17:15
Chelsea përmbys gjithçka, i ndihmon goli i shënuar në pozitë jashtë loje

Chelsea ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Cardiff City, duke triumfuar 1-2.

Pas dy një humbje dhe një barazimi, “Blutë e Londrës” i janë rikthyer fitoreve në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32, Chelsea mori pikët e plota në udhëtim te Cardiff City, duke triumfuar 2-1.

Ekipi i Maurizio Sarrit duhet t’i falënderohet gjyqtarëve për këtë fitore, pasi ishin duke humbur deri në minutën e 84’, kur Cesar Azpilicueta shënoi një gol nga një pozitë dukshëm jashtë loje.

Natyrisht, kjo i irritoi vendasit, derisa i motivoi mysafirët, që gjetën pak më vonë edhe golin e tri pikëve. Në minutën e 90’, Ruben Loftus-Cheek arriti të shfrytëzojë shpërqendrimin e vendasve për të shënuar për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea i është afruar në një pikë Manchester Unitedit, që mban pozitën e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Për këtë pozitë, po lufton edhe Arsenali, që gjendet në pozitën e pestë me 60 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot)