Probleme për Elseid Hysajn

  • 31 March 2019 - 17:33
Probleme për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj është dëmtuar në sfidën mes Romës dhe Napolit, ku triumfuar këta të fundit 4-1 në Olimpico.

Në xhiron e 29 të Serisë A, Napoli e ka mposhtur 4-1 Romën.

Arek Milik (2’), Dries Mertens (50’), Simone Verdi (54’) dhe Amin Younes (81’), shënuan për ekipin e Carlo Ancelottit, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi nga pika e bardhë, Diego Perotti në minutën e 45’.

Në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari, Elseid Hysaj, por u detyrua të largohet nga loja në minutën e 68’.

Mbrojtësi shqiptar u largua nga fusha i dëmtuar, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij. 

(Kosova Sot)