Gabon Feronikeli, Flamurtari i bën nder Prishtinës

  • 31 March 2019 - 19:31
Gabon Feronikeli, Flamurtari i bën nder Prishtinës

Flamurtari i ka bërë një nder rivalit të kryeqytetit, Prishtinës, duke e ndalur liderin e Superligës së Kosovës, Feronikelin, për ta bërë edhe më interesante garën për titull.

Flamurtari e Feronikeli barazuan 0-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e vlefshme për xhiron e 24-të në Ipko Superligë.

Pavarësisht barazimit, Feronikeli mbetet lider në renditjen e ipko Superligës me 56 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Prishtina.

Diferenca është ngushtuar tani edhe me Llapin, pasi ata gjenden në pozitën e tretë me 51 pikë të grumbulluara, 5 më pak se Feronikeli.

Kurse Flamurtari, që e ndali Feronikelin, renditet në pozitën e nëntë me 29 pikë të tubuara.

(Kosova Sot)