Liverpooli e fiton dramën në “Anfield” me autogol në minutën e 90-të

  • 31 March 2019 - 19:38
Liverpooli e fiton dramën në “Anfield” me autogol në minutën e 90-të

Liverpooli ka rrëmbyer tri pikë të arta në xhiron e 32 në Premierligë, duke e mposhtur 2-1 Tottenhamin për të rrëmbyer edhe pozitën e parë në renditje.

Ëndrra për t’i dhënë fund vuajtjeve 29 vjeçare për titullin e Premierligës, mund të realizohet këtë edicion për Liverpoolin.

Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë pikët e plota në xhiron e 32, duke e mposhtur 2-1 Tottenhamin në “Anfield” me një autogol në minutën e 90’.

Toby Alderweireld shënoi autogol për t’ia dhuruar tri pikë kundërshtarit, por edhe pozitën e parë në renditjen e Premierligës.

Golin tjetër për Liverpoolin e shënoi Roberto Firmino, në minutën e 16’, kurse për Tottenhamin realizoi ish-sulmuesi i Paris Saint Germain, Lucas Moura, në minutën e 70’.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka rimarrë pozitën e parë në Premierligë me 79 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Manchester City – por të besuarit e Pep Guardiolës e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derbin me Manchester Unitedin.

(Kosova Sot)