Shpërthejnë tifozët e Liverpoolit, kundër Kloppit për Shaqirin

  • 31 March 2019 - 21:19
Shpërthejnë tifozët e Liverpoolit, kundër Kloppit për Shaqirin

Tifozët e Liverpoolit kanë mbetur sërish të habitur me Jurgen Kloppin për vendimin për të mos e inkuadruar në lojë Shaqirin, ani pse “Redsat” ishin afër të dështonin.

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk u paraqit as në kryendeshjen e xhiros në Premierligë ndaj Tottenhamit duke nxitur sërish reagim të madh të tifozëve të “Të Kuqve”.

Pavarësisht se ishte në formë të mirë, Shaqiri nuk është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit që nga 24 shkurti, në barazimin me Manchester Unitedin. Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Edhe pse Liverpooli fitoi 2-1 ndaj Tottenhamit, rrjeti social “Twitter” është mbushur me kritika për Kloppin pse nuk po e inkuadron Shaqirin.

Tifozë të shumtë thonë se nuk po i kuptojnë arsyet pse reprezentuesi i Zvicrës nuk po luan fare.

Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premierligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë.

(Kosova Sot)