Driton Kuka: Mbesa ime po e vazhdon ëndrrën që më mbeti në gjysmë

  • 31 March 2019 - 22:20
Driton Kuka: Mbesa ime po e vazhdon ëndrrën që më mbeti në gjysmë

Driton Kuka është krenar me Loriana Kukën.

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në Gjeorgji, pasi e mposhti xhudisten kubane Kaliema Antomarchi në finale të dielën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky turne, pasi të premten mori të artën edhe Nora Gjakova.

Ai ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shkruar se Loriana po e vazhdon ëndrrën që atij i mbeti në gjysmë.

“Dy herë fluturoj kubanezja. Lori po na bën krenar pakufi. E artë në Grand Prix Tbilisi. Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë. Fundajavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj. Liria e merituar për të rinjtë qê i kemi”, shkroi ai.

(Kosova Sot)