Benzema me rekord që s’e kanë as Messi e Ronaldo

  • 01 April 2019 - 09:20
Benzema me rekord që s’e kanë as Messi e Ronaldo

Karim Benzema është duke shkruar historinë në Real Madrid. Jo vetëm në klub, por edhe në La Liga.

Sulmuesi francez shënoi kundër huescas dhe e kompletoi rekordin historik duke shënuar gol kundër secilit ekip me të cilin është përballur në ligë gjatë karrierës së tij

Benzema është përballur me 34 ekipe që prej se iu bashkua Real Madridit një dekadë më parë dhe ka shënuar kundër secilit prej tyre, pas golit të vonshëm që e realizoi kundër Huescas në triumfin 3:2 të Los Blancos të dielën.

Këtë nuk e ka arritur as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo gjatë karrierave të tyre.

Messi ka shënuar gol kundër 37 ekipeve nga 40 sa me sa është përballur, duke dështuar të shënojë kundër Cadiz, Murcia dhe Huesca, derisa Ronaldo ka shënuar kundër 32 nga 33 ekipe me të cilat është përballur, me Leganes si ekipi i vetëm të cilit s’i ka shënuar.

(Kosova Sot)