Boksieri e fitoi meçin, por sytë e tij janë mbyllur!

  • 01 April 2019 - 16:21
Boksieri e fitoi meçin, por sytë e tij janë mbyllur!

Scott Fitzgerald ka postuar fotografi në rrjetet sociale, ku shihet gjendja e tmerrshme e syve të tij, përkundër fitores ndaj Anthony Fowler.

Scott Fitzgerald e ka shijuar fitoren më të madhe në karrierë gjatë së shtunës që shkoi, por fitorja nuk u arrit dhe aq lehtë.

Boksieri nga Prestoni i Anglisë e siguroi fitoren e 13-të kur e mposhti rivalin e tij, Anthony Fowler në meçin e zhvilluar në Liverpool.

Fitzgerald e siguroi një fitore dramatike në rundin e fundit pas vendimit të referëve.

Mirpëo, ai i ka shfaqur pasojat të hënën përmes fotografive të postuara.

Britaniku shihet me sy sytë e ënjtur pas meçit prej 10 rundesh.

Gjendja e syve të 27 vjeçarit erdhi në atë gjendje sa duket që janë afër t’i mbyllen tërësisht.

“Herën tjetër lëvize kokën më mirë, Scott”, ka shkruar boksieri në Instagram, duke iu referuar vetes. 

(Kosova Sot)