Ky është futbollisti me më së shumti tatuazhe në Premierligë

  • 01 April 2019 - 16:52
Ky është futbollisti me më së shumti tatuazhe në Premierligë

Portieri i Manchester Cityt, Ederson e ka shfaqur koleksionin e pabesueshëm të tatuazheve, ku shihet një luan, një shqiponjë, një engjëll dhe një top futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Ederson është pa dyshim futbollisti me më së shumti tatuazhe në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Portieri brazilian e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale koleksionin e tatuazheve të vendosura në trupin e tij, mbi të gjitha në shpinë, ku shihet një luan, një shqiponjë, një engjëll dhe një top futbolli.

Pasi ia vendosi tatuazhin e ri, artisti Adoa Rosa me krenari e ka treguar punën që e ka bërë.

Gjithashtu, edhe në pjesën e përparme të trupit Ederson ka disa tatuazhe, por edhe në qafë.

Ky i fundit i shihet në çdo ndeshje pasi është i dukshëm kur ai ta vesh fanellën.

Ederson ka thënë se secili tatuazh i tij e ka domethënien dhe rëndësinë e tij. 

(Kosova Sot)