Milot Rashica po shijon sezonin më të mirë në karrierë

  • 01 April 2019 - 17:49
Milot Rashica po shijon sezonin më të mirë në karrierë

Nuk e nisi mirë aventurën te Werder Bremen, por gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për Milot Rashicën në vitin 2019. Ai po shijon sezonin më të mirë në karrierë, ka shënuar 9 gola në Ligë – më shumë se asnjëherë më parë.

Milot Rashica është duke mahnitur të gjithë me zhvillimin e tij të vazhdueshëm në Bundesligë.

22-vjeçari i Kombëtares së Kosovës nuk e nisi mirë aventurën te klubi gjerman, duke vuajtur për minuta, por gjërat kanë ndryshuar në vitin 2019 dhe ai po shkëlqen me Werder Bremenin në Bundesliga.

Në fakt, për shkak se e ka gjetur rrjetën shumë shpesh këtë vit, Rashica po shijon sezonin më të mirë në karrierë në aspektin e golave.

Këtë edicion në Ligë me Werderin Rashica ka shënuar 9 gola, shifër e arritur me golin e vikendit kundër Mainzit, për të thyer rekord personal, që në sezonin 2015/16 me Vitessen kishte shënuar 8 gola, teksa kishte dhuruar edhe 5 asiste.

Ai këtë edicion ka dhuruar 2 asiste, por duke parë se kampionati është ende i gjatë, atëherë mund të arrijë shifër të mirë edhe në këtë aspakët.

Kurse sa i përket sezonit më të mirë në karrierë në aspektin e asistove, është ai 2016/17, prapë me Vitessen. Në 39 ndeshje, Rashica kishte shënuar 4 gola, teksa kishte dhuruar 14 asiste.

Statistikat tregojnë se Rashica po ritet dita ditës dhe në një të ardhme të afërt, mund të përfundojë në një skuadër të madhe, ashtu siç përfunduan Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

(Kosova Sot)