E festojnë triumfin e vështirë kundër Huescas sikur të kishin fituar trofe!

  • 01 April 2019 - 18:13
E festojnë triumfin e vështirë kundër Huescas sikur të kishin fituar trofe!

Real Madrid ka marrë pikët e plota mbrëmë me shumë vështirësi në shtëpi, kundër skuadrës së fundit në renditje, Huescas.

“Los Blancos” vuajtën shumë deri në minutën e 89’, kur sulmuesi, Karim Benzema, realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar, 3-2.

Pavarësisht fitores, Reali mbetet 12 pikë prapa liderit, Barcelonës, 9 ndeshje pa përfunduar kampionati, çka do të thotë se çështja e titullit mund të quhet punë e kryer.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur ata që të festojnë në dhomat e zhveshjes me Zinedine Zidanen që përshëndeti një nga një lojtarët, të cilët po i priste edhe Luka Modrici, i cili bëri një veprim interesant kur takoi Benzeman, “duke hequr kapelën” për golin e bukur dhe të fitores që shënoi në fund të takimit. 

(Kosova Sot)