'Do të më pëlqente të fitoj një trofe, dy të ishte shumë mirë, kurse tre perfekt'

  • 01 April 2019 - 18:42
'Do të më pëlqente të fitoj një trofe, dy të ishte shumë mirë, kurse tre perfekt'

Barcelona tashmë ka shkruar histori, duke fituar dy herë tripletën gjatë historisë dhe është afër që ta bëjë këtë për herë të tretë.

Me 9 ndeshje deri në fund të edicionit në La Liga, Barcelona është 10 pikë para ndjekësit më të afërt, Atletico Madridit dhe matematikisht, i duhen vetëm edhe gjashtë fitore për t’u shpallur kampion.

Katalunasit gjithashtu janë edhe në finale të Copa del Rey, ku do të përballen në maj me Valencian, derisa në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të kenë punë me Manchester Unitedin dy herë brenda këtij muaji.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Barça me Leo Messin në formë të jashtëzakonshme, po shkojnë drejt një tjetër triplete dhe për këtë është pyetur edhe trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, para ndeshjes së nesërme me Villarrealin.

A ishte i rezervuar, “Do të më pëlqente të fitoj një titull, dy të ishte shumë mirë – tre do të ishte perfekt”, u përgjigj Valverde kur u pyet për triumfin e mundshëm të Barcelonës në tri kompeticionet.

(Kosova Sot)