Real Madridi e do Pogbën dhe Hazardin

  • 02 April 2019 - 10:49
Real Madridi e do Pogbën dhe Hazardin

“Los Blancos” janë duke u përgatitur për një verë të ngarkuar, më shumë shpenzime, dhe e kanë vendosur nën radar dyshen e Premierligës, Paul Pogbën e Eden Hazardit.

Real Madridi do ta fillojë këtë verë rindërtimin e skuadrës, pasi që presidenti Florentino Perez ia premtoi pikërisht këtë gjë trajnerit Zinedine Zidane për ta bindur të kthehet në pozitën e trajnerit.

Lojtarin të cilin në Real Madrid e duan më shumë se të gjithë të tjerët është Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainit. Mirëpo, në pamundësi për ta transferuar atë, Real Madridi po përqendrohet në dy emra të tjera: Paul Pogbën e Manchester Unitedit dhe Eden Hazardin e Chelseat.

Gjatë kohës kur ishte me ekipin kombëtar të Francës, Paul Pogba tha se është një ëndërr të luash për Zinedine Zidane. Pastaj, trajneri i Real Madridit e zbuloi dashurinë e tij për mesfushorin e Manchester Unitedit në një konferencë për shtyp.

Në anën tjetër, as Hazardi nuk e ka mbajtur aspak sekrete ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Real Madridit, duke e zbuluar këtë gjë shpeshherë në intervistat e tij. Madje, belgu ka bërë të ditur se e ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por nuk ka treguar se çfarë vendimi është ky.

Pasi që të dy futbollistët kanë qenë tash e një kohë të gjatë të lidhur me një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu, Real Madridi është më në fund i gatshëm t’u bëjë oferta dy klubeve angleze.

(Kosova Sot)