Rashica po i bën konkurrencë Lewandowskit

  • 02 April 2019 - 12:11
Rashica po i bën konkurrencë Lewandowskit

Futbollisti kosovar ka realizuar 7 gola në Bundesliga gjatë vitit 2019, kurse sulmuesi i Bayern Munichut prin me 9 gola në pjesën e dytë të sezonit

Milot Rashica është duke e shijuar formën jetësore.

Futbollisti kosovar po tregohet “vrasës” para portave kundërshtare.

Vushtrriasi shënoi gjatë fundjavës ndaj Mainzit dhe e dhuroi një asistim.

Ky ishte goli i shtatë i tij me Werder Bremenin në vitin 2019, ndërsa kishte realizuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të vitit 2018.

Portali gjerman “Sport.de” e ka publikuar listën e shënuesve më të mirë në Bundesliga për pjesën e dytë të sezonit, respektivisht që nga fillimi i vitit 2019.

Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar po i bën konkurrencë sulmuesit më të rrezikshëm të Bundesligës, futbollistit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili ka realizuar 9 gola sivjet.

Kurse, i dyti është Andrej Kramaric i Hoffenheimit.

Rashica e ndan vendin e tretë së bashku me Yussuf Poulsenin e Leipzigut.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Rashica do ta kalojë kuotën e 10 golave në Bundesliga vetëm në pjesën e dytë të sezonit. 

(Kosova Sot)