Spalletti: Icardi është më i vlefshëm se Messi e Ronaldo së bashku

  • 02 April 2019 - 13:38
Spalletti: Icardi është më i vlefshëm se Messi e Ronaldo së bashku

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka konfirmuar se Mauro Icardi do të jetë titullar në ndeshjen kundër Genoas, e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00.

Problemet mes Icardit dhe Interit kishin filluar më 13 shkurt, pasi klubi vendosi t’ia heqë shiritin e kapitenit. Që nga atëherë, argjentinasi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Interit, edhe pse pretendon se kjo është për shkak të lëndimit në gjurin e tij.

Gjatë javës së kaluar, Icardi u kthye në stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.  Megjithatë, sulmuesi argjentinas nuk u thirr të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Lazios, të cilën zikaltrit e humbën.

Por, pas disfatës në atë ndeshjes, trajneri Luciano Spalleti zbuloi se Icardi do të luajë në ndeshjen e radhës, duke vlerësuar se për Interit, vlera e Icardit është më e madhe se ajo e Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Tabela është ngushtuar dhe kemi nevojë për rezultate të mira. Kjo është sfida e parë me të cilën do të përballemi dhe duhet të bëjmë punë të mirë. Mauro është i ftuar për këtë ndeshje”, ka thënë Spalletti.

“Në kontekstin e skuadrës tonë, vlera e Mauros është më e madhe se vlera e Messit e Ronaldos së bashku”. 

(Kosova Sot)