Fqinjët e Coutinhos besojnë se shtëpia e brazilianit është e mallkuar

  • 02 April 2019 - 14:02
Fqinjët e Coutinhos besojnë se shtëpia e brazilianit është e mallkuar

Karriera e Philippe Coutinhos në Barcelonë nuk e ka arritur nivelin që ishte pritur, mirëpo ky dështim po fajësohet te shtëpia e yllit brazilian.

Banorët e Castelldefels, një vend mes detit dhe maleve të Barcelonës, thonë, paksa me shaka, se shtëpia e Philippe Coutinhos është e mallkuar.

Cesc Fabregas e kishte blerë atë shtëpi pak muaj para se të shitej në Chelsea. Qëndrimi i Thomas Vermaelen rastësi të jetë pikërisht në kohën e lëndimeve më të shpeshta të tij. Andre Gomes u shpërngul aty pasi kaloi për 40 milionë euro nga Valencia dhe pastaj nuk e gjeti asnjëherë veten në Camp Nou.

Coutinho kishte qenë njeriu 160 milionë eurosh që pritej ta largonte këtë mallkim. Luis Suarez, ish-bashkëlojtari i tij në Liverpool, i ndihmoi atij ta gjejë shtëpinë dhe kjo supozohej të kishte qenë fillimi i një treshe të re të sulmit: Coutinho nuk do të ishte me Suarezin dhe Lionel Messin vetëm në fushë, por edhe në lagje.

15 muaj kanë kaluar që kur Coutinho u bë lojtari më i shtrenjtë në skuadrës e Barcelonës e megjithatë ai nuk ka arritur ta mposhtë këtë “mallkim”.

Braziliani, e transferuar për ta zëvendësuar Neymarin e madje edhe Andres Iniestan, e gjen veten nën nivelin që ishte pritur nga tifozët katalonas. Ai e kishte nisur mirë, me dhjetë gola në 22 ndeshje, megjithatë gjërat filluan të përkeqësohen me kalimin e kohës.

Tani, ai i ka vetëm nëntë gola në më shumë se 40 paraqitje këtë sezon dhe burime të ESPN kanë thënë se Barcelona është e gatshme ta shesë atë për rreth 100 milionë euro këtë verë.

(Kosova Sot)