Ben Arfa: Futbolli po vdes, jemi me fat që e kemi Barcelonën

  • 02 April 2019 - 14:15
Ben Arfa: Futbolli po vdes, jemi me fat që e kemi Barcelonën

Barcelona mbetet ëndrra e Hatem Ben Arfas, pasi që francezi mbetet adhurues i madh i klubit katalonas dhe stilit të tyre të lojës.

Lojtarit që ka shkaktuar incidente kontroverse kudo që ka shkuar, Hatem Ben Arfës, është duke i përfunduar kontrata me Rennes dhe ai nuk e di se ku do të jetë pas kësaj vere.

“Vetëm Zoti e di se nëse do të jem në Rennes sezonin e ardhshëm. Do ta shohim, unë ende nuk e di. Rruga ime do të ndriçohet nga argëtimi”, ka thënë Ben Arfa për France 3.

Ben Arfa vazhdoi duke e lavdëruar Barcelonën dhe qasjen e tyre, duke e pranuar se mënyra e tyre e lojës është gjëja e preferuar e tij te katalonasit.

“Është mënyra se si ata luajnë dhe argëtohen. Futbolli, kontrolli, ata argëtohet dhe kështu e ka futbolli. Tani ka shumë mbrojtje, shumë taktika. Kjo duhet të jetë vetëm themeli i lojës”, shtoi francezi.

“Për fat të mirë Barcelona është aty për të na i rikujtuar atë lojë sepse ne mund ta shohim se futbolli është duke vdekur. Ti e shikon Kupën e Botës dhe e vëren këtë gjë. Kënaqësia e lojës është zhdukur”.

(Kosova Sot)