Huazimi i Suarezit nga Barcelona i kushton Arsenalit 32,700 euro në minutë

  • 02 April 2019 - 14:31
Huazimi i Suarezit nga Barcelona i kushton Arsenalit 32,700 euro në minutë

Spanjolli i huazuar nga Barcelona ka luajtur vetëm 95 minuta për Arsenalin që kur u transferua në Emirates, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Huazimi i Denis Suarezit nga Barcelona në Arsenal do rezulton të jetë shumë i shtrenjtë për bordin drejtues të klubit londinez. Fillimisht, trajneri Unai Emery e kishte përshkruar atë si zgjidhjen ndaj problemeve të Arsenalit në krahët e sulmit.

Që nga atëherë, 25-vjeçari ka luajtur vetëm për 95 minuta në të gjitha ndeshjet dhe ai nuk ka qenë titullar ende në asnjë ndeshje të klubit të tij të ri.

Suarezi ishte në stol për fitoren 2:0 ndaj Newcastle të hënën dhe nuk u inkuadrua në lojë as në pjesën e dytë. Kjo bën që deri më tani, për çdo minuta loje, spanjolli i ka kushtuar Arsenalit 32 mijë e 700 euro, sipas kalkulimeve të bëra nga e përditshmja angleze, The Times.

Klubi i Premierligës i ka shpenzuar 2.67 milionë euro për shërbimet e Suarezit që nga transferimi i tij, pasi ia pagoi Barcelonës 2.17 milionë euro dhe është detyruar t’ia japë edhe pagën futbollistit. Deri më tani, Arsenali i ka shpenzuar 600 mijë euro për pagën e Suarezit.Suarezi ka luajtur 67 minuta në Premierligë dhe 28 minuta të tjerë në Evropë, në ndeshjen kundër BATE Borisovit. Ai ende nuk ka shënuar dhe nuk ka asistuar për Arsenalit, që do të përballet me Evertonin në ndeshjen e radhës.

(Kosova Sot)