Tifozi më i pafat në botë: Kursen para për ta parë Ronaldon e Messin, që të dy lëndohen

  • 02 April 2019 - 14:54
Tifozi më i pafat në botë: Kursen para për ta parë Ronaldon e Messin, që të dy lëndohen

Tifozi i futbollit Alex Taylor e përjetoi një zhgënjim të madh në udhëtimet për t’i përcjellë nga afër paraqitjet e Cristiano Ronaldos e Lionel Messit.

24-vjeçari Alex Taylor i kishte blerë fillimisht biletat për ta shikuar magjinë e Lionel Messit në Camp Nou në tetor. Ai i kishte blerë biletat për ndeshjet kundër Sevillës dhe Interit.

Pas 12 minutave lojë, Messi e kishte asistuar golin e parë të ndeshjes dhe e kishte shënuar një tjetër. Gjithçka po shkonte në mënyrë të përsosur. Vetëm disa momente më vonë, argjentinasi e pësoi një lëndim të krahut dhe u detyrua ta lë ndeshjen kundër Sevillës në gjysmë.

I veshur me ngjyrat e Barcelonës, Alexi kishte udhëtuar më shumë se 700 milje për ta kthyer ëndrrën e tij për ta parë nga afër Messin në realitet. Megjithatë, 14 minuta pasi kishte filluar loja, ëndrra e tij u kthye në makth.

“Kur Messi u rrëzua, ishte e tmerrshme. Të gjithë në stadium heshtën dhe pastaj filluan brohoritjet “Messssssssssssssi, Messssssssi”. Por, ishte e qartë që ai nuk mund të vazhdonte. Ishte njëra prej ndjenjave më të këqija në jetën time, ma theu zemrën”, ka thënë Taylor.

Ndeshjen kundër Interit, Messi ishte detyruar ta shikojë njëjtë si Taylor. Që të dy ishin të ulur në tribunat e stadiumin dhe tifozi që kishte kursyer para për ta parë argjentinasit duke luajtur, e kishte shijuar ata vetëm për 14 minuta në dy ndeshje.

Megjithatë, vetëm disa muaj më vonë, Taylor e ktheu vëmendjen e tij te pesë-herë fituesi tjetër i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Ai, së bashku me dy shokë të tij, i blenë biletat për ndeshjen e Juventusit kundër Empolit. Megjithatë, vetëm dy javë pasi ata i blenë biletat, Ronaldo pësoi lëndim muskulor gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Serbisë.

“Plani im tani, si tifoz i Manchester Unitedit, është të kthehem në Barcelonë javën tjetër dhe ta lëndoj Messin para ndeshjes kundër Manchester Unitedit. Ata do të detyrohet të luajnë me lojtarë të ekipit të U-23 me fatin tim, pasi që të gjithë do të mbeten të lënduar”, shtoi Taylor.

(Kosova Sot)