S’ka më futboll në Itali për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

  • 02 April 2019 - 15:45
S’ka më futboll në Itali për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Liga italiane e kthen formatin e vjetër duke e kthyer edhe pushimin për festat e fundvitit.

Garat kampionale në futbollin italian nuk do të zhvillohen më gjatë festave të fundvitit. Kështu ka vendosur Liga Italiane e njohur si Lega Calcio, vendim ky që do të zbatohet nga sezoni i ardhshëm.

Kështu, prej sezonit të ri Serie A do të kthehet në formatin e vjetër duke pushuar gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Në këtë edicion në Serie A kampionati nuk pushoi as në datat 22, 26 dhe 29 dhjetor. Krejt pastaj kampionati pauzoi deri më 20 janar. Thuhet se festat nuk janë arsye e këtij ndryshimi por kjo vjen shkaku i interesit ekonomik.

Ndeshjet e fundit para Krishtlindjes do të luhen më 22 dhjetor, e më pas skuadrat do të kthehen në fushën e lojës në ditët e para të janarit të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot)