Mourinho ia hap derën Bayernit

  • 02 April 2019 - 16:12
Mourinho ia hap derën Bayernit

Jose Mourinho ia ka lënë derën hapur Bayern Munichut për t’i bërë ofertë, pasi portugezi e pranoi se do t’i pëlqente mundësia për të qenë trajner në ndonjë klub në Gjermani.

Gjatë javës së kaluar ishte raportuar se Bayern Munichu ishte interesuar për Jose Mourinhon, pasi që Niko Kovaci nuk po arrin të jetë bindës në sezonin e tij të parë me kampionin në fuqi gjerman

Bayerni u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi që dështoi në dy përballjet me Liverpoolit. Po ashtu, kampioni në fuqi gjerman ka mbetur prapa Dortmundin në tabelën e Bundesligës këtë sezon.

Këto gjëra kanë bërë që të fillojnë spekulimet se Mourinho mund ta marrë drejtimin e klubit gjerman, pasi që ai e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë të futbollit gjatë karrierës së tij si trajner.

“Unë nuk e kam drejtuar asnjëherë ndonjë klub në Gjermani, kështu që pse jo? Do ta shohim”, u shpreh Mourinho.

“Do të më pëlqente ta provoja ta fitojë për herë të tretë titullin e Ligës së Kampionëve me një klub të tretë dhe ta fitojë titullin e ligës për herë të pestë në ndonjë vend tjetër”.

“Por, unë nuk e arrij gjithmonë atë që dua dhe ambiciet e mia janë të kufizuara nga kjo gjë”. 

(Kosova Sot)