Qeveria mban premtimin, 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës

  • 02 April 2019 - 16:35
Qeveria mban premtimin, 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës

Nuk është specifikuar se për çka ndahet kjo shumë, por me gjasë ajo do t’u ndahet “Dardanëve” për triumfin në grupin e vet të Ligës D të Kombeve.

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur premtimin. Ekzekutivi i vendit ia ka ndarë Kombëtares së Kosovës një premi prej 500 mijë eurosh, e cila ishte premtuar më herët.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Nuk është specifikuar se për çka ndahet kjo shumë, por me gjasë ajo do t’u ndahet “Dardanëve” për triumfin në grupin e vet të Ligës D të Kombeve. 

(Kosova Sot)