Pires: Nëse Mbappe s’i bashkohet Real Madridit këtë vit, atëherë do ta bëjë më 2020 patjetër

  • 02 April 2019 - 18:07
Pires: Nëse Mbappe s’i bashkohet Real Madridit këtë vit, atëherë do ta bëjë më 2020 patjetër

Robert Pires është i bindur se e ardhmja e Kylian Mbappes është në Real Madrid, nëse jo në të ardhmen e afërt atëherë në atë ardhmen e largët.

Duke folur për La W Radio, ish-ylli i Arsenalit dhe Villarrealit ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, do t’i bashkohet Real Madridit nëse jo këtë verë, atëherë patjeter më 2020.

I pyetur nëse Mbappe është i gatshëm ta bëjë hapin e madh dhe të luajë për Real Madridin, Pires u përgjigj: “Po, mendoj se ai është në moshën e duhur për ta ngritur nivelin dhe për t’iu bashkuar Real Madridit”.

“Ai është lojtar shumë i mirë dhe ka shumë cilësi dhe ende shumë i mirë. Ai është shumë inteligjent. Ai e di çfarë dëshiron të bëjë dhe çfarë duhet të bëjë për të ardhmen e tij”, shtoi Pires.

Mbappe është ndër synimet kryesore të kampionit evropian për të ardhmen, edhe pse PSG-ja ka këmbëngulur se nuk do ta shesë atë. 

(Kosova Sot)