Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë jep dorëheqje shkaku i një ore 6 mijë euro

  • 02 April 2019 - 18:39
Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë jep dorëheqje shkaku i një ore 6 mijë euro

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, ka dhënë dorëheqje nga posti sot, duke u dorëzuar para presionit të madh pas akuzave se nuk i ka publikuar të hyrat, faturën e një ore luksoze dhe pakënaqësitë me udhëheqësinë e tij.

Grindel, i cili premtoi transparencë më të madhe kur erdhi në pozitë në prill të vitit 2016, ka kërkuar falje që e ka pranuar një orë në vlerë 6 mijë euro nga biznesmeni ukrainas Grigoriy Surkis – i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe zëvendëspresident i UEFA-s.

(Kosova Sot)