Një ish-kuqezi mesazh Dukës: Zemra ime është në Shqipëri

  • 02 April 2019 - 20:25
Një ish-kuqezi mesazh Dukës: Zemra ime është në Shqipëri

Lista e emrave me trajnerë që përflitet për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë është e gjatë, gjithsesi deri më tani asnjë lëvizje konkrete nuk është parë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në skenë së fundi duket se ka dalë emri i Paolo Tramezzani, i cili ka qenë ish-zv.trajner i Gianni De Biasi në kohën që Shqipëria u kualifikua për në Euro 2016. Në një prononcim për “A2 News” italiani ka rrëfyer eksperiencën e tij në Qipro dhe mallin për Shqipërinë.

“Jemi në një fund sezoni shumë të bukur dhe shumë impenjues. Shpresoj edhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, ka thënë Tramezzani.

(Kosova Sot)