Juventusi e mund Cagliarin

  • 02 April 2019 - 22:59
Juventusi e mund Cagliarin

Juventusi e ka mundur 2:0 Cagliarin në udhëtim, duke u shkëputur 18 pikë larg ndjekësit të parë në renditjen e Serie A, Napolit.

Leonardo Bonucci dhe i riu Moise Kean shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi, që tani grumbullon plot 81 pikë pas 30 javësh.

Kjo ishte fitorja e 26-të e bardhezinjve këtë sezon në ligë, derisa në katër ndeshjet tjera Juve i ka regjistruar tri barazime dhe vetëm një humbje.

Qendërmbrojtësi italian Bonucci shënoi me kokë në minutën e 22-të, para se adoleshenti Kean ta dyfishojë epërsinë pesë minuta para fundit të takimit.

Vendasit ishin të pafuqishëm ndaj kampionit, dhe patën vetëm një goditje në kornizën e portës.

Cagliari zbret në pozitën e 13-të me 33 pikë, tetë pikë më shumë se zona e rënies nga liga.

(Kosova Sot)