Messi dhe Suarez ia mohojnë Villarrealit një rikthim sensacional dhe e shpëtojnë Barçën nga humbja

  • 02 April 2019 - 23:45
Messi dhe Suarez ia mohojnë Villarrealit një rikthim sensacional dhe e shpëtojnë Barçën nga humbja

Lionel Messi dhe Luis Suarez ia kanë mohuar Villarrealit një rikthim sensacional kundër Barcelonës, duke e shpëtuar kampionin spanjoll nga humbje me dy gola të vonshëm në barazim e çmendur 4:4.

Villarreali ishte buzë një rikthimi të pabesueshëm kur e përmbysi rezultatin nga 0:2 në 4:2, por Messi, që erdhi nga stoli, dhe Suarez shënuan në minutat shtesë të ndeshjes duke e barazuar rezultatin në 4:4.

 

(Kosova Sot)