Pique dhe mesfushori i Villarealit zihen afër stolit të Barcelonës

  • 03 April 2019 - 10:01
Pique dhe mesfushori i Villarealit zihen afër stolit të Barcelonës

Mesfushori i Villarealit, Alvaro Gonzalez, e pati një shkëmbim fjalësh me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piquen, teksa po kalonte rreth bankës rezerve të klubit katalonas.

Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 4:4. Kur ai u largua nga ndeshja, nikoqirët e patën një epërsi me rezultat 4:2, mirëpo vendasit nuk arritën ta mbajnë këtë epërsi me një lojtar më pak në fushë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe ka pasur një zënkë mes vete, pasi që ata ishin përleshur edhe gjatë kohës sa Gonzalez kishte qenë futbollist i Espanyolit.

Messi ishte lënë në stol për fillimin e ndeshjes pasi që trajneri kishte vendosur t’i jepte pushim. Fillimisht, Barcelona dukej mjaft mbresëlënëse edhe pa argjentinasin, pasi kaloi në epërsi me rezultat 2:0, dalë golave të Philippe Coutinhos dhe Malcomit.

Mirëpo, Villareali u kthye fuqishëm në këtë ndeshje, duke i shënuar katër gola radhazi, për ta kthyer epërsinë në 4:2. Golat për Villarealin i shënuar Samuel Chukwuezen, Karl Toko Ekambin, Vicente Iborran dhe Carlos Baccan.

Por, kjo nuk ishte e gjitha për këtë ndeshje. Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të. Ai e shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në minutën e 90-të dhe pastaj Luis Suarezi e barazoi rezultatin në minutat e fundit.

(Kosova Sot)