Kovacic dëshiron të qëndrojë në Chelsea, përkundër kthimit të Zidane në Real

  • 03 April 2019 - 13:06
Kovacic dëshiron të qëndrojë në Chelsea, përkundër kthimit të Zidane në Real

Futbollisti i Real Madridit i huazuar në Chelsea po përballet me një të ardhme të pasigurt, përkundër që është i sigurt për preferencat e tij personale.

Mateo Kovacic mbetet i pasigurt për të ardhmen e karrierës së tij, mirëpo lojtari vetë dëshiron të qëndrojë në Chelsea, përkundër që Zinedine Zidane është kthyer në pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Kovacici i ka bërë 41 paraqitje, pa shënuar asnjë gol, që kur u transferua në Stamford Bridge në gusht të vitit të kaluar. Ai iu bashkua Chelsea si huazim për një sezon dhe kontrata e tij me klubin londinez përfundon në fund të këtij viti.

Në kontratën e tij nuk ka asnjë klauzolë që do t’ia lehtësonte blerjen Chelseat dhe kjo bën që drejtuesit e klubit anglez do të duhet të negociojnë me drejtuesit e Real Madridit, të cilët nuk duan të shesin futbollistin.

Për më tepër, nëse nuk ndryshon asgjë në dënimin që FIFA ia shqiptoi Chelseat, atëherë anglezët nuk do të kenë mundësi të transferojnë asnjë lojtar gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare.

Më herët, klubeve si Real Madridi, Barcelona e Atletico Madridi u ishte suspenduar përkohësisht dënimi, në pritje të një vendimi përfundimtar. Megjithatë, Chelseat nuk i është ofruar ky opsion.

Klubi i Premierligës e ka apeluar vendimin e FIFA-s dhe vendimi për këtë apel do të merret më 11 prill. Nëse dënimi nuk kundërshtoret në tentim të parë, Chelsea do ta apelojë atë te Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. 

(Kosova Sot)