De Biasi mund ta marrë në dorë këtë Kombëtare!
Ish-përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare mund të emërohet trajner i Kombëtares së Indisë
Gianni De Biasi iu ka mbetur në zemër tifozëve shqiptarë për eksperiencën e mrekullueshme që e pati në Kombëtaren shqiptare, shkr
Trajneri italian arriti t’i kualifikonte Kuqezinjtë ne Evropianin 2016, duke e bërë arritjen më të madhe në histori për “Shqiponjat”.
Dhe, qe një kohë De Biasi është i papunë.
Mirëpo, shumë shpejt, ai mund ta marrë në dorë një skuadër të re.
Në fakt, bëhet fjalë për një Kombëtare.
Ish-trajneri i Alavesit mund të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Indisë, por aty i ka konkurrentë trajnerët si Sven Goran Eriksson dhe Sam Allardyce.
62 vjeçari megjithatë konsiderohet si favorit nga kjo treshe.
Federata e Futbollit të Indisë ka hapur konkurs dhe italiani kishte aplikuar.
De Biasi pritet t’i përfitojë 350-400 mijë dollarë në sezon në Indi
(Kosova Sot)