Sterlingu e godet Bonuccin, pasi italiani tha se Kean kishte faj që tifozët bënë thirrje raciste ndaj tij

  • 03 April 2019 - 13:49
Sterlingu e godet Bonuccin, pasi italiani tha se Kean kishte faj që tifozët bënë thirrje raciste ndaj tij

Raheem Sterlingu ka reaguar ndaj deklaratës së mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuccit, pasi ky i fundit kishte thënë se bashkëlojtari i tij, Moise Kean, ishte pjesërisht fajtor për thirrjet raciste që tifozët e Cagliarit i bënë në drejtim të tij.

Sulmuesi adoleshent i Juventusit, Moise Kean, u bë viktimë e racizmit nga tifozët e pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes të së martës kundër Cagliarit, në kuadër të Serisë A.

19-vjeçari i mbajti krahët e ngritur pasi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Cagliarit. A i bëri këtë për të reaguar ndaj thirrjeve raciste në drejtim të tij, mirëpo pas këtij veprimi u përball me abuzim edhe më të madh.

Mbrojtësi italian Bonucci, i cili e shënoi golin e parë të ndeshjes, tha për Sky Sports Italia: “Golat festohen me bashkëlojtarët. Ai mund të kishte festuar ndryshe. Mendoj se faji është 50-50. Moise nuk duhej ta kishte bërë atë dhe tifozët nuk duhej të kishin reaguar në atë mënyrë”.

Tani, pasi i dëgjoi komentet e Bonuccit, Raheem Sterlingu i Manchester Cityt, i cili është përballur me situata të ngjashme me Kean disa herë në karrierën e tij, e ka kritikuar italianin përmes llogarisë së tij në Instagram.

“Faji është 50-50 @bonuccileo19. Gjithçka që mund të bësh është të qeshës”, shkroi anglezi në Instagram, duke ia bashkangjitur këtij teksti disa emotikone.

Pasi Kean shënoi në minutën e 85-të të ndeshjes, loja u ndal për rreth tre minuta dhe një paralajmërim u dha për tifozët. Ky ishte hapi i parë në procedurën prej tre hapave që ndërmerren në raste të tilla. Në fund, nëse këto gjëra dështojnë, skuadrat e lënë ndeshjen.

Bashkëlojtari i Kean në Juventus, Blaise Matuidi, shkoi të protestonte te gjyqtari pas atyre thirrjeve dhe kërcënoi se do ta linte ndeshjen në gjysmë.

Edhe Raheem Sterlingu i Manchester Cityt dhe Anglisë përjetoi abuzim të ngjashëm me Kean në ndeshjen kundër Malit të Zi, në kuadër Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020. 

Image

(Kosova Sot)