U dëmtua ndaj Milanit, Valon Behrami mund të mos luajë më kurrë futboll

  • 03 April 2019 - 17:31
U dëmtua ndaj Milanit, Valon Behrami mund të mos luajë më kurrë futboll

Valon Behrami ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Milanit, të martën në mbrëmje.

Ky dëmtim mund t’i kushtojë shtrenjtë futbollistit shqiptar.

Ai mori një goditje e top në fytyrë nga shoku i skuadrës dhe në momentin e rënies ka zënë keq kyçin e këmbës.

Kavilja e tij është dëmtuar shumë keq dhe mediat italiane raportojnë se ai ndoshta nuk do mund të luajë më kurrë futboll.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por e sigurt për momentin është se ai ka humbur sezonin.

(Kosova Sot)