Bayern Munich ndaj Heidenheim synon gjysmëfinalen në Kupën e Gjermanisë

  • 03 April 2019 - 17:40
Bayern Munich ndaj Heidenheim synon gjysmëfinalen në Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich e mirëpret Heidenheim, skuadrën e Bundesliga 2 – niveli i dytë i futbollit gjerman p- në çerekfinale të DFB Cup, në kërkim të trofeut të parë që prej vitit 2016.

Bayerni është i dyti në Bundesligë, me dy pikë prapa liderit Borussia Dortmund, me nëntë ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar deri në fund.

Heidenheim është i gjashti në Bundesliga 2, me vetëm katër pikë larg vendit të tretë, që dërgon në Bundesligë. Heidenheim është në luftë për t’u promovuar në Bundesligë për herë të parë në histori.

Fituesi i kësaj ndeshje kalon në gjysmëfinale. Nëse ndeshja mbaron pa fitues gjatë 90 minutave, atëherë do të ketë shtesë prej 30 minutave dhe nëse as atëherë nuk ka fitues, atëherë gjysmëfinalisti përcaktohet në penallti.

Ndeshja nis në orën 18:30.

(Kosova Sot)