Edon Zhegrova rikthehet në stolin e Baselit

  • 03 April 2019 - 19:25
Edon Zhegrova rikthehet në stolin e Baselit

Edon Zhegrova është ftuar nga Baseli për ndeshjen derbi të shqiptarëve kundër Zurchin në Superligën zvicerane, por ndeshjen do ta nisë nga banka e rezervistëve.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës nuk ishte ftuar fare për ndeshjen e kaluar kundër Luzernit, por në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në ligën zvicerane, ai ia ka dalë të jetë në skuadrën e Baselit.

Zhegrova iu bashkua gjigantit zviceran në fillim të shkurtit nga klubi i tij Genk, ku do të qëndrojë i huazuar deri në 30 qershor. Baseli ka mundësinë për ta blerë kosovarin në përfundim të huazimit të tij, megjithatë.

Por, që prej transferimit të tij, Zhegrova ka dështuar të bindë, duke regjistruar vetëm dy paraqitje nga stoli, apo 31 minuta në total, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Luzrenit të shtunën nuk u ftua fare.

Ai u largua nga Genku, ku po ashtu nuk luante dhe ishte lënë jashtë skuadrës plot 15 herë, me qëllim që të gjente hapësirë në Basel.

Për Zurich në formacionin startues është mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ndërsa Benjamin Kololli mbetet jashtë skuadrës shkaku i lëndimit. 

(Kosova Sot)