Man City kërkon rikthimin në krye të Premierligës ndaj Cardiff

  • 03 April 2019 - 20:24
Man City kërkon rikthimin në krye të Premierligës ndaj Cardiff

Manchester City do të kërkojë të rikthehet në krye të Premierligës me një fitore eventuale ndaj Cardiff City, skuadrës që lufton për mbijetesë.

Skuadra e Pep Guardiolës e pret Cardiffin në Etihad në një ndeshje të vlefshme për javën e 33-të në Premierligë, që nis në orën 20:45.

City ka dy pikë më pak se lideri aktual, Liverpooli i cili ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, por fitorja ndaj Cardiffit do ta çonte në kuotën e 80 pikëve, dhe rrjedhimisht në krye të ligës.

Cardiffi, ndërkohë, është në vendin e 18-të me 28 pikë, pesë më pak se Burnley që është në zonën e shpëtimit nga rënia prej ligës.

(Kosova Sot)