Bayern në gjysmëfinale pas një fitoreje dramatike me një lojtar më pak

  • 03 April 2019 - 21:11
Bayern në gjysmëfinale pas një fitoreje dramatike me një lojtar më pak

Robert Lewandowski erdhi nga stoli për ta frymëzuar Bayern Munich drejt gjysmëfinales në Kupën e Gjermanisë, me dy golat e tij në triumfin dramatik me rikthim 5:4 kundër Heidenheim.

Skuadra e Bundesliga 2, nivelit të dytë të futbollit gjerman, Heidenheim bëri rikthim sensacional dy herë në Allianz Arena ndaj një Bayerni që luajti me një futbollist më pak pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, por u mund 5:4 në fund nga një penallti i vonshëm e sulmuesit polak.

Leon Goretzka hapi serinë e golave për bavarezët pas vetëm 12 minuta lojë, por gjërat nisen të përkeqësohen për skuadrën e Niko Kovac kur Niklas Sule u përjashtua nga loja pas kartonit të kuq vetëm tre minuta më pas.

Vizitorët e shfrytëzuan këtë dhe shënuan dy herë për epërsinë e tyre në pjesën e parë. Robert-Nesta Glatzel shënoi për 1:1 në minutën e 26-të, ndërsa Marc Schnatterer e kaloi Heidenheim në epërsi në minutën e 39-të.

Thomas Muller e riktheu në lojë Bayernin në minutën e 53-të, duke shënuar me një goditje të fuqishme në cepin e portës, para se i ardhuri nga stoli Robert Lewandowski ta kalonte përsëri në epërsi skuadrën vendase vetëm dy minuta më pas.

Serge Gnabry e dyfishoi epërsinë e Bayernit në minutën e 66-të, por Heidenheim nuk tregoi shenja dorëzimi.

Një çerek lojë para fundit, Glatzel shënoi përsëri duke e rikthyer në lojë skuadrën e tij. Vetëm tre minuta më vonë, ai e kompletoi het-trikun dhe e barazoi rezultatin në 4:4, duke shënuar nga penalltia.

Megjithatë, Lewandowski i siguroi një vend në gjysmëfinale Bayernit me golin e tij të dytë në ndeshje, duke realizuar nga pika e bardhë. 

(Kosova Sot)