Rashica e frymëzon Bremenin drejt gjysmëfinales me gol të mahnitshëm
Milot Rashica e ka frymëzuar Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019, kur e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Davy Klassen e dyfishoi epërsinë e Bremenit rreth njëzet minuta para fundit, duke e eliminuar Schalken në çerekfinale të DFB Pokal.
Werder Mbremen i bashkohet Bayern Munichut në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Anësori i Kosovës Rashica tani ka dy gola në tri paraqitje për Bremenin në kupë, derisa në total i ka realizuar nëntë fola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.
(Kosova Sot)