Manchester City rimerr kreun e Premierligës, Chelsea barazohet me pikë me Arsenalin

  • 03 April 2019 - 23:16
Manchester City rimerr kreun e Premierligës, Chelsea barazohet me pikë me Arsenalin

Manchester City është rikthyer në krye të Premierligës, pasi e mundi 2:0 Cardiffin, ndërkohë që Chelsea është barazuar me pikë me Arsenalin në pozitën e katërt, pas fitores ndaj Brighton të mërkurën.

Kevin de Bruyne dhe Leroy Sane shënuan në fitoren 2:0 të skuadrës së Pep Guardiolës, e cila me këtë triumf arrin në kuotën e 80 pikëve, duke e lënë Liverpoolin në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Chelsea i Maurizio Sarrit fitoi 3:0 ndaj Brighton falë golave të Olivier Giroud, Eden Hazard dhe Loftus-Cheek.

Të kaltrit kalojnë në pozitën e pestë, duke e lënë mbrapa Manchester Unitedin me 61 pikë, dhe kanë 63 pikë aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e katërt, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot)