Icardi rikthehet me gol në fitoren e Interit ndaj Genoas

  • 03 April 2019 - 23:23
Icardi rikthehet me gol në fitoren e Interit ndaj Genoas

Mauro Icardi është rikthyer me gol pas më shumë se nja muaj mungese në triumfin e Interit 4:0 kundër Genoas në Serie A të mërkurën.

Mauro Icardi, i cili nuk luajti për zikaltrit që prej se iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt dhe pasi prishi marrëdhëniet me drejtuesit, shënoi në rikthimin e tij teksa Interi e mposhti Genoan në Luigi Ferraris duke e përforcuar pozitën e tretë në renditje.

Interi tani shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e tretë, katër më shumë Milani në pozitën e katërt dhe tetë më shumë se Atlanta në pozitën e pestë.

Zikaltrit kualuan në epërsi pas vetëm një çereku lojë, kur Roberto Gagliardini shënoi pas një asisti nga Asamoah.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Mauro Icardi fitoi një penallti kur u ndal në zonë me faull nga Romero, dhe Interi fitoi penallti.

Genoa mbeti me një lojtar më pak pasi Romero u përjashtua me direkt të kuq dhe Icardi shënoi për 2:0.

Ivan Perisic në fillim të pjesës së dytë dhe Gagliardini dhjetë minuta para fundit e fundosen Genoan.

(Kosova Sot)