Festimi i çmendur i Rashicës pas golit të bukur

  • 04 April 2019 - 09:46
Festimi i çmendur i Rashicës pas golit të bukur

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, është në superformë për skuadrën e tij, Werder Bremenin, në kuadër të kupës së Gjermanisë.

Werder Bremeni siguroi fitore me rezultat 2:0 dje në ndeshjen kundër Schalkes, në kuadër të çerekfinaleve të kupës së Gjermaninë, DFB Pokal. Kjo fitore bëri që skuadra e Milot Rashicës ta sigurojë një vend në gjysmëfinale.

Ishte pikërisht Rashica futbollisti që e kaloi në epërsi skuadrën e tij, duke e shënuar një gol të bukur nga largësia në minutën e 65-të të ndeshjes. Ky gol e gëzoi kosovarin shumë dhe kjo u dëshmua përmes festimit të tij.

Në minutën e 72-të të ndeshjes, Davy Klaassen e shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje, duke ia siguruar Bremenit fitoren dhe vendin në gjysmëfinale.

Rashica u shpall lojtari i ndeshjes dhe ai e mori notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë edhe nga SofaScore, që e vlerësoi atë me notën 8.1.

Anësori i Kosovës ka qenë në superformë gjatë kohës së fundit për klubin gjerman. Në vetëm 11 ndeshjet e fundit, ai i ka shënuar nëntë gola dhe e ka asistuar një tjetër. 

(Kosova Sot)