Flet Rashica pas golit të bukur dhe kualifikimit në gjysmëfinale

  • 04 April 2019 - 10:09
Flet Rashica pas golit të bukur dhe kualifikimit në gjysmëfinale

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta festuar golin e tij të bukur dhe arritjen në  gjysmëfinale të kupës gjermane. Në çerekfinalen e mbrëmshme, ai u shpall lojtari i ndeshjes.

Werder Bremeni siguroi fitore me rezultat 2:0 dje në ndeshjen kundër Schalkes, në kuadër të çerekfinaleve të kupës së Gjermaninë, DFB Pokal. Kjo fitore bëri që skuadra e Milot Rashicës ta sigurojë një vend në gjysmëfinale.

Për ta festuar këtë fitore, kosovari publikoi disa foto në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku u shpreh shumë i lumtur për arritjen e tij dhe të skuadrës.

“E mrekullueshme, jemi në finale. Hap pas hapi dhe gjithmonë së bashku #MR11”, shkroi Rashica në llogarinë e tij në Instagram.

Ishte pikërisht Rashica futbollisti që e kaloi në epërsi skuadrën e tij, duke e shënuar një gol të bukur nga largësia në minutën e 65-të të ndeshjes. Ky gol e gëzoi kosovarin shumë dhe kjo u edhe dëshmua përmes festimit të tij.

Në minutën e 72-të të ndeshjes, Davy Klaassen e shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje, duke ia siguruar Bremenit fitoren dhe vendin në gjysmëfinale.

Rashica u shpall lojtari i ndeshjes dhe ai e mori notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë edhe nga SofaScore, që e vlerësoi atë me notën 8.1.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Amazing we are in the SEMIFINALS! Step by step and always togetherë #MR11ë

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

Anësori i Kosovës ka qenë në superformë gjatë kohës së fundit për klubin gjerman. Ai i ka shënuar pesë gola dhe e ka asistuar një tjetër në katër ndeshjet e fundit. 

(Kosova Sot)