Kosova ngrihet edhe më lart në renditjen e FIFA-s

  • 04 April 2019 - 10:48
Kosova ngrihet edhe më lart në renditjen e FIFA-s

Ekipi kombëtar i Kosovës ka arritur të shënojë ngritje përsëri në ranglistën e FIFA-s për ekipet kombëtare. Tani, “Dardanët” radhiten tri pozita më lart, në vendin e 130-të.

Sot, FIFA e publikoi ranglistën e re për renditjen e ekipeve kombëtare, pas ndeshjeve të marsit. Edhe këtë herë, Kosova ka arritur që të ngrihet më lart në këtë renditje, duke e shënuar pozitën më të lart ndonjëherë.

Para dy ndeshjeve që i zhvilloi në mars, Kosova u radhit në pozitën e 130-të, ndërsa tani radhitet në vendin e 127-të, me 11 pikë më shumë.

(Kosova Sot)