Lëndohet rëndë Behrami, e humb sezonin

  • 04 April 2019 - 11:26
Lëndohet rëndë Behrami, e humb sezonin

Futbollisti kosovar është lënduar rëndë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Milanit dhe sezoni i tij duket se ka përfunduar tashmë

Lajme të këqija për Valon Behramin.

Futbollisti kosovar duket se e ka humbur sezonin pas lëndimit të rëndë që e ka pësuar në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Milanit në San Siro.

Ish-përfaqësuesi zviceran ka qenë i detyruar ta linte lojën me barelë në minutën e 31-të të pjesës së dytë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës së djathtë.

Duket se bëhet fjalë për një krisje, e cila mund ta detyrojë futbollistin të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë shumë të gjatë.

“Duket një rast shqetësues. Është një lëndim i rëndë, shpresoj të gabohem. Valoni është një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne”, ka thënë trajneri i ekipit friulian, Igor Tudor për Sky Sport.

Behrami është kapiten i Udineses dhe kontribuoi në barazimin 1:1 ndaj Milanit.

Mirëpo, mesfushori shkatërrues ishte i pafat pasi u detyrua të largohej nga loja para kohe.

(Kosova Sot)