Drejtori i Real Madridit e zbulon të ardhmen e Varanes

  • 04 April 2019 - 14:38
Drejtori i Real Madridit e zbulon të ardhmen e Varanes

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, beson se qendërmbrojtësi Raphael Varane dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu, përkundër interesimit të Manchester Unitedit e Juventusit për francezin.

Këtë javë u tha se e ardhmja e Raphael Varanes në Real Madrid është e pasigurt. Madje, francezi besohej se është duke e shqyrtuar mundësinë të largohet nga Santiago Bernabeu qysh gjatë afatit kalimtar të kësaj vere

E përditshmja franceze, L’Equipe, raportoi e para për këtë dëshirë të Varanes. Por, as gazeta franceze nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të jetë vetëm metodë të cilën qendërmbrojtësi po e përdor për të fituar kontratë të re.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2022. Këtë kontratë, francezi e kishte nënshkruar në shtator të vitit 2017 dhe në të është një klauzolë për shkëputje në vlerë prej 200 milionë eurove.

Megjithatë, Real Madridi nuk do ta lejojë shitjen e tij dhe vetëm nëse ndonjë klub e paguan klauzolën për shkëputjen e kontratës së mbrojtësit, që është në vlerë të 500 milionë eurovë, Varane mund të largohet.

Legjenda e klubi madrilen, Emilio Butragueno, që tani e luan edhe rolin e drejtorit të marrëdhënieve institucionale në Santiago Bernabeu, beson se Varane nuk dëshiron të largohet.

“Varane është shumë, shumë i rëndësishëm. Ai ka qenë në klub për një kohë të gjatë, ka dhënë shumë dhe do të vazhdoj të japë shumë për Real Madrid”, është shprehur Butragueno.

“Do ta shohim, por ai është lojtar i Real Madridit tani dhe dëshiron që situata të mbetet e tillë edhe më vonë”.

Që nga transferimi i tij në Madrid në vitin 2011, Varane i ka fituar dy tituj të La Ligës, katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Super Kupës së Spanjës, një titull të Kupës së Mbretit, tre tituj të Super Kupës së Evropës dhe katër tituj të Kupës së Botës për Klube.

Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar se kampioni i botës me Francën dëshiron të largohet nga Real Madridi. Menjëherë pas këtij lajmi ishte spekuluar se për të janë interesuar Manchester Unitedi dhe Juventusi. 

(Kosova Sot)