Pa gola në pjesën e parë të takimit Feronikeli – Ballkani

  • 04 April 2019 - 14:56
Pa gola në pjesën e parë të takimit Feronikeli – Ballkani

Pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit dhe Ballkanit, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, u mbyll pa gola.

Feronikeli, që aktualisht radhitet në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës, është  ndalur në pjesën e parë në ndeshjen kundër klubit nga Suhareka, Ballkani, që radhitet në pozitën e tetë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0, pasi goli i shënuar nga Jetmir Topalli i Feronikelit, në minutën e 31-të të ndeshjes, u anulua për shkak të një pozite jashtë loje.

Feronikeli i pati disa raste për të shënuar në këtë ndeshje, mirëpo futbollistët e skuadrës nuk arritën të tregon të saktë para portës.

(Kosova Sot)