Lojtarët habiten duke festuar golin me “selfie”, kundërshtarët shënojnë gol

  • 04 April 2019 - 15:16
Lojtarët habiten duke festuar golin me “selfie”, kundërshtarët shënojnë gol

Lojtarët e klubit maroken Youssoufia Berrechid tentuan ta rikrijojnë festimin e Mario Balotellit, mirëpo skuadra e tyre pësoi gol për shkak të këtij tentimi.

Mario Balotelli e kishte festuar golin e tij të shënuar kundër St Etienne, muajin e kaluar, duke e bërë një fotografi me bashkëlojtarët e tij, të cilën e postoi në llogarinë e tij në Instagram. Ky veprim i italianit e kishte kapur vëmendjen e të gjitha mediave.

Megjithatë, Balotelli kishte arritur ta ekzekutojë këtë festim në mënyrë të përsosur. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për një tentim për ta rikrijuar këtë festim gjatë kohës së fundit.

Kur Mohammed El Faikh e shënoi një supergol për klubin maroken Youssoufia Berrechid, ai nuk kishte pritur që golit të tij t’i humbte vetëm disa sekonda më vonë, pasi ai dhe bashkëlojtarët e tij  nuk arritën ta publikojnë videon e festimit në Instagram.

Mouloudia Oujda ishte kundërshtari që arriti të përfitojë nga hutimi i lojtarëve që po tentonin ta rikrijojnë festimin e Balotellit. Gjyqtari e rinisi lojën para se El Faikh dhe bashkëlojtarët e tij të arrinin të shkonin në pozitat e tyre.

Jo vetëm që festimi nuk u publikua në Instagram, mirëpo Mouloudia Oujda përfitoi nga penalltia dhe e barazoi rezultatin.

Pas kësaj, lojtarët e Youssoufia Berrechidit mbetën të zemëruar dhe paksa të zhgënjyer. 

(Kosova Sot)