Crouch po mposht Ronaldon për golin më të mirë në Ligën e Kampionëve

  • 04 April 2019 - 15:33
Crouch po mposht Ronaldon për golin më të mirë në Ligën e Kampionëve

Peter Crough është shumë pranë të shpallet fitues i golit më të mirë me gërshërë në një sondazh të UEFA-s, pasi iu kishte bërë thirrje njerëzve për përkrahje.

Në njëvjetorin e golit sensacional akrobatik që Cristiano Ronaldo e shënoi për Real Madridin kundër Juventusit, UEFA e nisi dje një sondazh duke iu kërkuar tifozëve ta zgjedhin golin e tyre të preferuar me gërshërë.

Përveç golit madhështor të Ronaldos, në garë janë edhe ai i Mario Mandzukic në finale të Ligës së Kampionëve më 2017, ai i Gareth Bale në finale e vitit të kaluar në Kiev dhe i Crouch kundër Galatasaray në Anfield më 2006.

Crouch shkroi në Twitter duke iu lutur tifozëve të votojnë për të, menjëherë pasi UEFA e publikoi sondazhin.

Siç duket ata e kanë dëgjuar anglezin dhe kanë votuar për të, pasi Crouch prin me 53% të votave. 

(Kosova Sot)